Ekipi i njohur turk, Trabzonspor, ku është aktivizuar ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, është pezulluar nga Kupat e Evropës me arsyetimin se ka shkelur rregullat e “Fair Play Financiar”.
UEFA doli me një deklaratë ku shpjegonte se Trabzonspor nuk i kishte respektuar rregullat e “Fair Play Financiar” dhe nëse do kualifikohet në Kupat e Evropës nuk do të marrë pjesë.
Ky vendim vlen për këtë sezon dhe për sezonin tjetër.
Rregullat e “Fair Play Financiar” u prezantuan në vitin 2011 për të ndaluar skuadrat që të shpenzonin më shumë sesa ato fitonin.