UEFA ndëshkon Atletico Madridin

UEFA njoftoi këtë të hënë mbylljen e pjesshme të tribunës në stadiumin Wanda Metropolitano.

Ndëshkimi do të fillojë që nga ndeshja ndaj Manchester Cityt, të planifikuar për këtë të mërkurë për duelin e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

Ndëshkimi vjen pasi Atletico janë akuzuar për diskriminim racor si pasojë e kësaj në këtë duel një pjesë e tribunave do jetë e mbyllur (5 mijë vende më pak).

Përveç kësaj, Atlético Madrid do të ketë një pankartë me sloganin Jo Racizmit në ndeshjen e dytë kundër skuadrës angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *