UEFA merr këtë vendim për Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme dhe një nga më të rëndësishmit është lejimi i pesë zëvendësimeve.

KE i UEFA-s ka vendosur të vazhdojë me lejimin e pesë zëvendësimeve në ndeshjet e Ligës së Kombeve, aty ku Kosova do të luajë në muajin tetor në ‘play-off’ kundër Maqedonisë së Veriut, e më pas në kuadër të Ligës C kundër Greqisë e Sllovenisë.

Ndërkohë, veç Ligës së Kombeve, pesë zëvendësimet do të lejohet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për edicionin 2020/21 si dhe në Premier Ligë, La Liga e në kampionate të tjera të njohura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *