E gjithë Europa po flet për Kantenë, por befasia e madhe ka ardhur nga UEFA. Sipas institucionit më të lartë të futbollit në Europë, nuk ka vend në ekipin më të mirë të sezonit për Kantenë.
Ditën e djeshme u publikua 11-shja dhe ky lajm u kontestua shumë nga tifozët. Ky formacion dominohej nga lojtarët e Çelsit dhe të Sitit, por reparti i sulmit formohet nga futbollistë si Salah, Haland dhe Mbape.
Formacioni përbëhej nga: Mendi, Uoker, Rydiger, Ruben Dias, Azpilikueta, Zhorzhinjo, Gyndoan, Foden, Salah, Haland dhe Mbape. Surprizues fakti që mungon mesfushori i Çelsit, i cili ka qenë ndër më të mirët në gjysmëfinale dhe në finale.