Nga kjo listë, sipas pikëve që janë paraqitur shihet se FC Drita është skuadra më e mirë në Kosovë.
“Intelektualët” kanë gjithsej 3500 pikë dhe janë në pozitën e 296-të në botë.
Në anën tjetër, klub tjetër i cili gjendet në këtë listë është edhe Prishtina, skuadra e dytë më e mirë kosovare me 2250 pikë, vendin e 356-të.
Në këtë listë ka vend edhe për KF Feronikelin (1500 pikë), SC Gjilani (1000 pikë) dhe KF Trepça 89’ (500 pikë).