UEFA ia beson drejtësinë Nuzës në sfidën Plzen – Bayern Munchen U19 në Champions League

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA vazhdon t’i besojë ndeshje të rëndësishme gjyqtarit më të mirë kosovar Genc Nuza, shkruan Demokracia.com.

Nuza do të ndajë drejtësinë në sfidën e Champions Leagues për U19 ku ndeshën Viktoria Plzen – Bayern Munich.

Ndeshja pritet të jetë tejet interesante për faktin se Plzen e ka mposhtur Bayernin në sfidën e javës së kaluar dhe gjermanët e duan hakmarrjen dhe sigurisht e synojnë edhe pozitën e dytë në tabelë, ndryshe edhe mund të eliminohen.

Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *