Nga viti 2012 deri në vititn 2016, Granit Xhaka ishte pjesë e ekipit gjerman, Borussia Monchengladbach.
Aty, ai bëri 106 paraqitje, duke shënuar edhe gjashtë gola, shkruan GE.
Llogaria zyrtare e Evropa Ligës në Twitter e ka kujtuar njërin nga golat e Xhakës, në kohën sa ishte pjesë e klubit gjerman.
Ai kishte shënuar një gol “bombë” nga gjuajtja e lirë, duke mos i lënë fare gjasa portierit në një ndeshje në atë kompeticion.
Xhaka-BOOM! ??@borussia | #UEL pic.twitter.com/r4JOzE0TZf
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) January 29, 2021
Që nga viti 2016, Xhaka është pjesë e Arsenalit, ekip me të cilin ka patur uljet dhe ngritjet e tij si lojtar.