UEFA e fut VAR-in edhe në kualifikime, Kosova do ta përdorë këtë sistem në dy ndeshjet e shtatorit

Ekipi kombëtar i Kosovës do të përdorë detyrimisht sistemin VAR në ndeshjet kualifikuese të shtatorit. Kjo pasi UEFA ka vendosur sot, në bashkëpunim me FIFA-n që sistemi i video asistencës së referëve të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura kualifikuese të Botërorit 2022, shkruan uefa.com, përcjell Gazeta Express.

Kjo është një vazhdimësi e vendimit që ishte marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në korrik 2021. Sistemi do të përdoret pra nga xhiroja e katërt dhe i përfshin të gjitha ndeshjet e shtatorit e të muajve vijues të këtij viti.

Planet fillestare të përdorimit të VAR-it në kualifikimet e Kombëtareve ishin shtyrë për shkak të komplikimeve logjistike dhe rrezikut që lidhet me pandeminë COVID-19. Implementimi i VAR-it, i cili do të organizohet nga UEFA, do të jetë obligim i vendit mikpritës.

Pra, ky sistem do të përdoret në shtator edhe në Kosovë, në ndeshjet e “Dardanëve” me Greqinë dhe me Spanjën, më 5 e 8 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *