Përmes një deklarate të lëshuar këtë të premte, FIFA njoftoi se do të hetojë fyerjet e supozuara raciste të dalura nga tifozët e Hungarisë gjatë ndeshjes me Anglinë.
“FIFA kundërshton fuqishëm të gjitha format e racizmit dhe dhunës dhe ka zero tolerancë për sjellje të tilla në futboll. FIFA do të marrë masat e duhura sapo të marrë raportet e ndeshjes midis Hungarisë dhe Anglisë », thuhet në të.
Tifozët e Hungarisë ishin thellësisht të zhurmshëm me thirrjet e tyre raciste, madje gjatë golave të shënuara, përdoren edhe mjete të ndryshme në drejtim të futbollistëve.