UEFA ka konfirmuar që trupa e kontrollit, etikës dhe disiplinës së këtij institucioni, më 20 gusht të vitit 2020 ka marrë vendim për pezullimin e Agim Ademit deri më 31 dhjetor të vitit 2022.
Mirëpo, të njëjtit konfirmojnë që ky vendim nuk ka efekt legal, pasi më vonë u anulua nga një vendim i mëvonshëm i po të njëjtës trup.
UEFA po ashtu shton që është paralajmëruar nga Federata e Futbollit të Kosovës për datën e zgjedhjeve të Kuvendit Zgjedhor.
FFK poashtu e ka ftuar UEFA-n që të jetë pjesëmarrëse në Kuvend, gjë kjo që është pranuar nga shtëpia e futbollit evropian./RTVDukagjini