UEFA del me njoftim zyrtar pas shpërbërjes së Superligës Evropiane

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFa ka dalë me komunikatë zyrtare pas shpërbërjes së Superligës Evropiane.

UEFA i është gëzuar lajmit se nuk do të jetësohet projekti i paralajmëruar nga e diela e javës së kaluar

“E kam thënë edhe dje se mirë të pranohet se është bërë një gabim dhe ato klube bënë një gabim të madh”, ka thënë kreu i futbollit evropian.

“Por, tani ajo i takon së kaluarës dhe e di se tashmë ato klube do të fokusohen t’i japin edhe më shumë futbollit dhe të vazhdojmë përpara”.

“Gjëja më me rëndësi është tani se ne shkojmë përpara, do të rindertojmë unitetin dhe do të shijojmë lojën së bashku si më parë”, kapërfunduar Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *