UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit të Ballkanit ndaj Klaksvikut

Ballkani dhe Klaksviku do të përballen në javën e ardhshme, në kuadër të ndeshjes së kthimit në Ligën e Konferencës.

Ballafaqimi do të zhvillohet më 11 gusht, në stadiumin “Torsvollur”, të Torshavnit.

Përballja e parë përfundoi në të mirë të skuadrës së Suharekës, pasi triumfoi me rezultat 3-2.

UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë, të cilët janë nga Gjeorgjia.

Goga Kikacheishvili do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Davit Gabisonia dhe David Chigogidze.

Ndërkohë Irakli Kvirikashvili është caktuar si gjyqtar i katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *