UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes së Ballkanit ndaj Ludogorets në Champions

Skuadra e Ballkanit për herë të dytë radhazi do ta prezantojë futbollin kosovar në garën më prestigjizoe për klube në Evropë, Champions League.

Kampionët e Kosovës në rrethin e parë do të ndeshen me kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, sfidë kjo që zhvillohet me 11 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.

UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët derisa drejtësia i është besuar izraelitëve, Gal Leibovitz, Omer Barbiro dhe Matityahu Yakobov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *