Temperaturat e ulëta, ngricat, dëbora por sidomos kushtet e përgjithshme atmosferike, gjatë kësaj periudhe, bëjnë që shumë ndeshje të shtyhen, në varësi të zonave.
Anglia e vuan më shumë duke pasur shumë skuadra dhe shumë kategori profesioniste deri te gjysmëprofesionistët dhe amatorët.
Mes ndeshjeve të shtyra sot ishte edhe një e League Two, mes Barrow dhe Exeter. Por, çudia ndodhi sepse shtyrja erdhi një orë përpara fillimit të ndeshjes, për shkak se fusha kishte ngrirë dhe ishte e vështirë që ta ngrohje ose ta bëje të praktikueshme.
Një ditë e çuar dëm për udhëtuesit Exter, që kishin bërë plot gati 1000 km për të shkuar në transfertë.
“Është një dëm i madh për ne për shkak se lodhja e këtij udhëtimi ndihet jo pak, por ekipi pritës bëri gjithçka për të luajtur, edhe pse ishte e pamundur”, u shpreh drejtuesi i Exeter.