Ndeshjet e sotme në Ligën e Konferencës kanë dhuruar rezultate të bujshme me humbje të papritura për pretendentët si Roma dhe Tottenham.
Humbja e Romës ishte më e papritura, pasi skuadra e Mourinhos është mundur me shifrat 6-1 në Norvegji ndaj Bodo/Glimt. Pavarësisht rotacionit në skuadër, askush nuk e priste një rezultat kaq të thellë në një fushë që nuk cilësohej si mision i pamundur.
Pas ndeshjes trajneri i kësaj skuadre, Jose Mourino tha se është faji i tij për këtë hunbje.
“Është faji im. Doja të luaja me këtë ekip, me qëllim të mirë. Doja t’u jepja mundësinë lojtarëve të caktuar, të cilët punojnë shumë. Ne humbëm nga një ekip që ka më shumë cilësi se ne“, tha Mourinho.