U shpall më i miri në botë, Kuka ka një dedikim për gjithë shqiptarët

Driton Kuka është shpallur trajneri i xhudos më i miri në botë sot në një ceremoni të organizuar nga IJF e cila shpalli sportistët më të mirë të vitit në xhudo.

Kuka nuk ka harruar t’i falënderoj ata që i ndihmuan të arrij deri këtu.

Ky është postimi i tij:

IJF na nominoj!

Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021!

U votuam nga mbarë Bota por …

Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!

Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo Shqiptar që ishte me ne këto ditë.

Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele.

Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos,gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen! Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin!

Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje!

Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada.

Të gjithë komunitetit sportiv,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne!

Dhe në fund …

O sa mirë me qenë Shqiptar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *