Vetëm një javë pasi u shkarkua nga Leeds, Jesse Marsch mund të kthehet menjëherë në pankinë.
Siç raporton Sky Sports UK, marrëveshja mes trajnerit amerikan dhe drejtuesve të Southampton duket shumë e afërt.
Southampton ka vendosur t’i besojë drejtimin teknik të skuadrës ish-trajnerit të Salzburgut pas shkarkimit të Nathan Jones.
Ekipi anglez zë pozitën e fundit të renditjes, me vetëm 15 pikë nga 22 ndeshje.