U raportua se pati përleshje me Donnarumman, vjen reagimi i Neymar

Neymar ka reaguar lidhur me raportimet se ai dhe Donnarumma patën një përleshje në dhomat e zhveshjes pas eliminimit nga Champions League.

Ai përmes profilit të tij në Instagram duke mohuar se kishte përleshje mes tij dhe Donnarummas, madje publikoi edhe një bisedë mes tyre, shkruan Gazeta Express.

“Përshëndetje Ney, më fal për dje. Ky lajm është i papranueshëm”, i shkroi Donnarumma Neymarit.

Ky i fundit më pas ia ktheu: “Qetë! Kjo mund të ndodhë në futboll… Ne jemi një ekip dhe jemi me ju. Ju jeni ende shumë i ri dhe do të fitoni shumë! Ngrihuni dhe vazhdoni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *