U promovuan së fundmi në Serie A, por klubi italian rrezikon të përjashtohet

Salernitana është skuadra e promovuar së fundmi në Serinë A italiane pas 22 vjetësh.

Kjo skuadër siguroi inkuadrimin në elitën e futbollit italian nga Serie B edicionin e kaluar.

Megjithatë, ata mund të mos e shijojnë asnjë ndeshje të kampionatit elitar.

Federata e Futbollit të Italisë i ka dhënë presidentit të këtij klubi, Claudio Latitos ultimatum deri ditën e shtunë për ta shitur klubin.

Në të kundërtën, klubi rrezikon të përjashtohet nga Serie A ende pa nisur gara.

Lotito është të njëjtën kohë edhe president i Lazios, andaj ai duhet që ta shes klubin e Salernitanas deri të shtunën në ora 20:00.

Sipas rregullave, një person nuk ka të drejtë të ketë në pronësi dy klube në të njëjtën kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *