U përshkrua si ‘Messi i ri’ – Alen Halilovic po e prek fundit me kalimin e tij te skuadra angleze

Alen Halilovic që në të kaluarën ishte përshkruar si ‘Lionel Messi i ri’, ka nënshkruar me Birmingham Cityn.

Kroati ishte larguar si lojtar i lirë nga Milani, pasi kontrata ishte ndërprerë me bashkëpunim të dyanshëm.

Sipas asaj që raporton BBC Sport, 24-vjeçari ka përfunduar testet mjekësore me sukses te klubi nga Championshipi.

Ky kalim i Halilovic te Birmingham City natyrisht se ka befasuar të gjithë, ndërsa është evidente se talenti i tij është në zhdukje e sipër.

Ishte menduar se me kalimin te Milani, forma e tij do të ringjallej, mirëpo kroati luante vetëm te grupmoshat e Rossonerëve.


Birmingham City e bëri prezantimin e Halilovicit në mënyrë të veçantë, derisa lojtari do të tentojë që të rikthehet në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *