Skuadra e Milanit ka fituar mbrëmë ndaj Spezias me rezultatin 2:1.
Heroi i Milanit në këtë duel ishte sulmuesi Olivier Giroud, i cili realizoi në minutën e 89’të të duelit.
Megjithatë, Giroud u ndëshkua pas golit, pasi hoqi fanellën – teksa kishte karton të verdhë.
Pas ndeshjes, sulmuesi francez tha se është shumë i nervozuar për kartonin e kuq, pasi kishte harruar se kishte një të verdhë dhe nuk duhej të largonte fanellën pas realizimit.
“Harrova qe kisha marrë karton, u emocionova dhe harrova. Mendoj se në kokën time jam i ri, por e rëndësishme janë tre pikët. Tani nuk do të gaboj më, ju premtoj”, tha ai për media italiane.
GIROUD !!!!!! What a finish pic.twitter.com/OD8J75O1Aa
— Follow @footitalia1 (@footitalia2) November 5, 2022