Virgil Van Dijk është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën Newcastle United – Liverpool.
Qendërmbrojtësi holandez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28-të në sfidën që The Reds e fituan 1-2.
Edhe pse trajneri Jurgen Klopp këmbëngulte se nuk ishte ndërhyrja për karton të kuq, FA ka dënuar holandezin.
Van Dijk është dënuar me katër ndeshje mos lojë për Liverpoolin në Ligën Premier nga Federata Angleze e Futbollit.
Kësisoj qendërmbrojtësi do t’i mungojë Liverpoolit në sfidat katër sfida shumë të rëndësishme në kampionat si ndaj Aston Villës dhe West Hamit në Anfield dhe Wolves e Tottenham në udhëtim.
Rikthimi i tij pritet të bëhet më 8 tetor në sfidën Brighton – Liverpool.