Jurgen Klopp i ka thurur elozhe mesfushorit Thiago Alcantara, i cili ishte lojtari i ndeshjes kundër Manchester United.
Ndaj spanjollit ka pasur shumë kritika kur iu bashkua Liverpool nga Bayern Munich. Shumë mendonin se ai nuk përshtatej dhe tani trajneri gjerman ka një mesazh për të gjithë.
“Ka pasur nga ata të cilët vendosën në dyshim nëse Thiago mund të përshtatej me Liverpool. Epo falë Zotit këta persona nuk janë ata që marrin vendimet.
Nëse një lojtar qetëson lojën, atëherë ai ka shumë arsye për ta bërë këtë, ndoshta po kërkon të shohë më qartë situatën dhe vendosjen në fushë, raporton abc.
Thiago është shumë i dhënë pas futbollit dhe mendon shumë për atë, ai e njihte shumë mirë stilin tonë dhe e dinte se do të përshtatej”, është shprehur Klopp.