U fye në baza racore pas humbjes së penalltisë në finale, Sancho “thyen heshtjen” për herë të parë

Anësori i ri i Manchester Unitedit, Jadon Sancho ka reaguar për herë të parë pas finales së “Euro2020”.

Sancho ishte ndër tre lojtarët që dështoi në ekzekutimin e penalltive, duke bërë që Italia të stolisej me trofeun e Kampionatit Evropian.

Ylli anglez u përballë me fyerje të tmerrshme raciste nga tifozët e Kombëtares së Anglisë.

Megjithatë, Sancho ka shkruar në rrjetet sociale se ka qenë ndjenjë e hidhur momenti i huqjes së penalltisë, ndërsa u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës, stafit dhe tifozëve.

“Pata disa ditë për të reflektuar për finalen e së dielës dhe ende i kam emocionet e përziera. Do të doja t’u kërkoja falje të gjithë shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe më shumë nga të gjithë tifozëve, të cilët i zhgënjeva. Kjo është ndjesia më e hidhur në karrierë”, ka shkruar Sancho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *