Rron Raçi është një nga lojtarët e ri të grumbulluar për herë të parë tek kombëtarja A e Kosovës.
Futbollisti i talentuar i Prishtinës u ftua nga Foda për dy ndeshjet e qershor, ndaj Armenisë e Komoreve, që luhet me 6 dhe 9 qershor.
Raçi shprehet mjaft i lumtur për ftesën tek kombëtarja, teksa thotë se do të jap më të mirën nga vetja.
“Jam mjaft i lumtur. Ta përfaqësosh vendin tënd është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam krenar që jam në mesin e këtyre djemve. Do ta jap maksimumin për Kombëtaren e Kosovës. Jam duke u munduar të përshtatem me ekipin dhe taktikat e trajnerit. Stërvitjet që po i bëjmë janë me intensitet mjaft të lartë dhe shpresoj të jap më të mirën nga vetja. Të dyja miqësoret që na presin duhet t’i fitojmë, në mënyrë që të jemi më të motivuar për kualifikimet e Botërorit që na presin nga shtatori”, tha Raçi për FFK.