Drita të enjten e kaluar e ka mbyllur aventurën në garat evropiane.
Skuadra nga qyteti i Gjilanit është eliminuar nga Legia Warshava në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës, raporton Gazetasheshi.com
Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu ishte eliminuar edhe nga Liga e Kampioneve para ndeshjes me Linfield shkak rastet me COVID-19. Lidhur me eliminim nga Liga e Kampioneve, Drita e ka drejtuar lëndën në CAS, derisa tani po pret vendimin i cili do të merret në tetor.
Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi në një intervistë për “Duelin Sportiv” në Dukagjin ka theksuar se është optimist se do ta fitojnë lëndën.
“Janë zhvilluar të gjitha procedurat, avokati po merret me lëndën. Avokati është optimist ashtu edhe si ne. Seanca e parë në CAS është më duket më 5 tetor. Jemi optimist se do ta fitojmë këtë rast”, deklaroj Valon Zymberi.
Kujtojmë që Drita është ekipi i vetëm nga futbolli kosovar i cili ka arritur të kalojë runde më së shumti në garat evropiane që nga pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA.