U dërgua me urgjencë në spital, mësohet gjendja shëndetësore e trajnerit holandez

Gjendja shëndetësore e trajnerit të Holandës Ronald Koeman është

Mediat e huaja raportojnë se ish-futbollisti i PSV-së dhe Barcelonës po rimerr gradualisht veten pas dhimbjeve të forta që pati në kraharor ditën e sotme kur po lëvizte me biçikletë.

Kompania që menaxhon ish-mbrojtësin e famshëm holandez shton se Koeman pritet të dalë nga spitali ditën e nesërme.

“Ronald ka nevojë për disa ditë pushimi. U shokuam dhe i urojmë shërim të shpejtë”, deklaroi zëdhënësi i kombëtares së Holandës Bas Tisheler.

Koeman drejton Holandën që prej vitit 2018, ndërsa më parë ka stërvitur Ajaxin, Evertonin, Portsmouthin etj.

Ai ka shkëlqyer si futbollist në vitet ’80-’90 duke fituar 1 kampionat evropian me Holandën, 2 Liga të Kampioneve me Barcelonën si dhe shumë kampionate.

Megjithëse një mbrojtës, Ronald Koeman është ndër golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit në rolin e mbrojtësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *