Një histori shokuese vjen nga Gjermania për fatin e një ish-lojtari futbolli. Në 9 janar të vitit 2016 Hiannick Kamba u deklarua i vdekur pas një aksidenti automobilistik.
Sot pas afro 4 vitesh, Kamba është 33 vjeç dhe shëndoshë e mirë. Si është e mundur? Sipas asaj që raporton prestigjozja “Bild” kongolezi ka planifikuar në një skenar të pahijshëm duke stimuluar vdekjen e tij së bashku me bashkëshorten në mënyrë që të përfitonin nga shteti sigurimet e jetës.
Gjithçka ka shkuar mirë këto vite dhe gruaja e Kamba ka përfituar mijra euro si pagë mujore. Ndërkohë, bashkëshorti i saj punonte si teknik kimik në një kompani të furnizimit energjitik në një provincë afër Dortmundit. Autoritetet gjermane kanë zbuluar planin e bashkëshortëve duke i akuzuar për veprën penale të mashtrimit dhe përfitimit të parave.
Kamba është justifikuar me faktin se në aksidentin e ndodhur në Kongo, shokët e tij i kishin marrë paratë, dokumentat dhe telefonin e tij. Por çdo justifikim tashmë nuk merret parasysh nga prokuroria.
Hiannick Kamba u largua nga Kongo drejt Gjermanisë kur ishte vetëm 14 vjeç. Asokohe ekipi i të rinjëve të Schalke 04 i ofruan një kontratë për të vijuar stërvitjen, duke i dhënë mundësinë edhe familjes së tij të shpërngulej nga vendlindja.
Së bashku me Manuel Neuer, Kamba ka loi disa vite në ekipin e të rinjëve teksa karriera e tij e shkurtër u mbyll në disa klube amatore. Në vitin 2016 lajmi mbi vdekjen e tij trishtoi pa masë ekipin e Schalkes, madje nuk mungoi as një reagim nga vet Neuer për “humbjen” false të tij nga jeta.