Tyson Fury – Anthony Joshua është meçi që të gjithë fansat e boksit duan ta shohi, transmeton Insporti.
Që nga rikthimi në boks, “Gypsy King” është duke shkëlqyer. U nda me barazim në meçin e parë ndaj Denotay Wilder, ku shumica menduan se i takonte fitorja ndërsa në meçin e dytë të zhvilluar në Las Vegas fitoi bindshëm ndaj amerikanit deri atëherë të pamposhtur.
“Stili i Joshuas është i krijuar për mua. Ai ka një mbrojtje klasike dhe këmbë shumë të ngathta. Dhe kur vjen puna te grushtët, ai nuk ka shumë kurajo”.
“Besoj se do ta nokautoj në raundin e dytë ose të tretë. Vetëm duhet të ketë guxim të dal me mua në ring” – u shpreh Tyson Fury.