Milot Rashica do t’i japë fund aventurës me Werder Bremenin, derisa e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.
Pas përfundimit të edicionit në Bundesliga, Rashica ka në dispozicion disa oferta nga RB Leipzigu, Hertha e Berlinit dhe Milanin, raporton “Tuttosport”.
Megjithatë, edhe Napoli duket një alternativë e mirë për anëtarin e Përfaqësueses së Kosovës.
Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli ka nisur bisedimet për transferimin e 24-vjeçarit nga Kosova, i cili pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.
“I preferuari i Giuntolit vazhdon të jetë Milot Rashica. 24-vjeçari ka në derë edhe ofertën e RB Leipzig prej 15 milionë euro, për të cilën ende nuk është vendosur”, shkruan media italiane.