Turqia i nis kualifikimet me një fitore të madhe ndaj Holandës

Kombëtarja e Turqisë ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Holandës në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Katar 2022” të vlefshme për Grupin G.

Turqit e kanë nisur si është më së miri kampanjën kualifikuese duke marrë një fitore të madhe ndaj rivalit më të fortë të grupit, Holandës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, por vendasit ishin shumë më konkret duke shënuar dy gola.

Ishte sulmuesi Burak Yilmaz, i cili në minutën e 15-të shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 34-të i njëjti shënoi nga penalltia për 2-0.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e hapur dhe me më shumë raste, ku të dyja ekipet kombëtare arritën të shënojnë nga dy gola.

Të parët përsëri ishin vendasit që shënuan në minutën e 46-të me anë të Hakan Calhanoglu, i cili shënoi për 3-0.

Holanda arriti të kthehet në lojë në minutën e 75-të duke shënuar me anë të Devy Klassen për 3-1, ndërsa Luuk de Jong (76’) shënoi për 3-2.

Pas dy golave të pranuar në skenë doli përsëri sulmuesi Yilmaz që në minutën e 81-të shënoi për 4-2 duke kompletuar het-trikun dhe duke vulosur fitoren e rezultatin përfundimtar të takimit.

Në ndeshjen e radhës, Turqia luan në udhëtim te Norvegjia, ndërsa Holanda e pret Letonia. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *