Turpërohet Milani në derbin Della Madonnina: Interi është favorit absolut për titullin e Serie A

Inter ka shënuar fitore bindëse ndaj rivalit lokal, AC Milan.

“Neurazzurët” dominuan nga minuta e parë dhe me plotë meritë fituan me rezultat bindës 0 – 3.
Së pari ishte talenti Lautaro Martinez, që me kokë pas harkimit të Romelu Lukakut zhbllokoi shifrat (5′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Argjentinasi realizoi edhe në pjesën e dytë, vetëm se këtë herë asistues ishte Ivan Perisic (57′).

Pas vetëm nëntë minutave, Lukaku arriti të driblojë nga gjysma e fushës për të vulosur fitoren e Interit (66′).

Me këtë fitore, Interi mban distancën në kreun e Seria A me 53 pikë, derisa Milan renditët një pozitë më poshtë me 49 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *