Java e tretë e fazës me grupe të Conference League ka dhuruar rezultate befasuese.
Befasia më e madhe nga ndeshjet e orës 18:45 ka ardhur nga Norvegjia, aty ku Roma është mundur me rezultatin 6-1 nga Bodo/Glimt.
Kjo është humbja më e thellë e pësuar nga një ekip italian kundër një ekipi norvegjez në kompeticionet europiane dhe humbja më e thellë e pësuar nga një skuadër e drejtuar nga Jose Mourinho.
Një natë për t’u harruar për Kumbullën me shokë. Zhgënjen edhe Tottenham, që është mundur 1-0 në fushën e Vitesse.