Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, e shkroi emrin në historinë e ekipit kombëtar të Anglisë në mënyrë jo të lavdishme, që në ndeshjen e katërt si trajner.
Ai u bë trajneri i parë në historinë e Anglisë që humb ndaj një Kombëtare afrikane, duke thyer një rekord të gjatë të pathyeshmërisë.
Ndeshja miqësore kundër Senegalit u zhvillua në Nottingham dhe përfundoi me humbjen 3:1 të ‘Tre Luanëve’.
Harry Kane e kaloi Anglinë në epërsi, por më pas Ismaila Sarr, Habib Diarra dhe Cheikh Sabaly përmbysën rezultatin për Senegalin.
Deri tani, Anglia kishte zhvilluar 21 ndeshje kundër kombëtareve afrikane pa asnjë humbje, 15 fitore dhe 6 barazime.
Tuchel, trajneri i 22-të në historinë e kombëtares angleze, e ndërpreu këtë rekord negativisht, duke shtuar presionin mbi veten.
Tifozët anglezë kanë nisur të dyshojnë në zgjedhjen e federatës, sidomos pas fitores jo bindëse 1:0 ndaj Andorrës disa ditë më parë në një ndeshje kualifikuese.