Gjermani mbajti stërvitjen e tij të dytë me skuadrën në “Cobham”, më herët gjatë ditës së sotme.
Thomas Tuchel nuk është duke humbur kohë tek klubi i ri, ai në stërvitjen e dytë me klubin ka bërë ca gjëra të pazakonshme. Tuchel erdhi tek Chelsea menjëherë pas shkarkimit të Frank Lampard, i cili qëndroi në klub per 18 muaj.
Tuchel, kishte marrë topa te vegjël dhe kishte zhvilluar stërvitje normale. Arsyeja e topave të vegjël ishte që lojtarët të përmirësojnë teknikën dhe saktësinë.
Ai gjithashtu raportohet se u kishte dhënë mbrojtësve topa të tenisit për ti mbajtur në duar, për arsye të mos mundnin të kapnin fanellat kundërshtare me duar.
Thomas Tuchel has got his Chelsea players training with mini balls to help improve their control and the accuracy of their tackles.
He's also been known to make defenders hold tennis balls to stop shirt pulling and shape pitches into diamonds to encourage diagonal runs. pic.twitter.com/qOnNi9UrSv
— ESPN FC (@ESPNFC) January 29, 2021