PSG do të luajë kundër Bayern Munchen diten e sotme prej orës 21:00. Portieri Keylor Navas nuk luajti në ndeshjen gjysmëfinale për shkak të një dëmtimi, por duket se është i gatshëm për ndeshjen finale.
“Gardiani i portës” me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë sfidën kundër gjermanëve. L’Equipe konfirmon lajmin se kostarikani do të udhëtojë së bashku me skuadrën.
Navas ka shumë eksperiencë në ndeshje të tilla dhe është një plus i madh për PSG. Ai ka zhvilluar një sezon të mirë deri më tani dhe duket se do të jetë një armë më tepër për trajneri Thomas Tuchel.
?? ¿@NavasKeylor, TITULAR en la FINAL de la CHAMPIONS?
El medio francés L'EQUIPE afirma que el costarricense saldrá de INICIO con el PSG en la #UCLfinal pic.twitter.com/9hTIw8Jjwo
— ChiringuitoLatino (@chirilatino) August 23, 2020