Tronditi Italinë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e arbitrit të futbollit

“Mund të jetë një krim pasioni”, ishte ajo që shkruanin mediat në Itali, pas vrasjes së Daniele De Santis, arbitrit italian që kishte drejtuar kryesisht në Serie C.

Së bashku me 33-vjeçarin mbeti e vdekur në vend edhe partnerja, Eleonora Manta.

Ngjarja e tmerrshme ndodh në Lecce, në apartamentin e çiftit ku kishte grindje të dhunshme që përfundoi me tragjedi. Dëshmitarët kishin dëgjuar britma dhe më pas kishin parë një mashkull të largohet me thikë në dorë.

Tashmë kjo ngjarje po shkon drejt zbardhjes, pasi është arrestuar vrasësi i dyshuar. Antonio De Marco është 21-vjeçari i ndaluar nga forcat e rendit në Itali mbrëmjen e djeshme.

Personi në fjalë njihej me çiftin, madje kishte jetuar për disa kohë me arbitrin De Santis në një apartament.

Kryeprokurori Leonardo Leone De Castris ka folur për mediat shkurtimisht dhe ka theksuar se deri më tani nuk kanë mundur ende të zbardhin motivin e kësaj ngjarje të kobshme.

Gjithsesi hetimet kanë vijuar dhe janë përdorur elementët teknikë për të shkuar deri tek arrestimi i të akuzuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *