TRONDITET MILAN: Donnarumma do të largohet falas, destinacioni i tij është Anglia!

Kanë mbetur rreth katër muaj deri në skadimin e kontratës së Gianluigi Donnarumma por marrëveshja për rinovimin nuk duket gjëkundi për momentin.

Milani është ende në bisedime me agjentin Mino Raiola, i cili nuk po gjen një marrëveshje sa i përket pagës së portierit italian.

Ky hezitim i Donnarummës për të rinovuar ka bërë që të nisin spekulime të shumta dhe ditën e sotme portali TodoFichajes.com, ka raportuar se gardiani nuk
do të rinovojë me Milanin. Sipas portalit, Donnarumma do të rmosë në verë për Manchester United.

Do të ishte me të vërtetë e bujshme të shikoje Gigio të largohej nga Milanello falas. Një skenar që menaxhmenti dhe tifozët shpresojnë të mos ndodhë.

Paolo Maldini, Frederic Massara dhe Ivan Gazidis dëshirojnë të bëjnë gjithçka që munden për të arritur një marrëveshje me Raiola dhe për të konrmuar portierin
e talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *