Borussia Dortmund nuk do të ketë për ndeshjen e ardhshme talentin Erling Haaland, ndërsa Mohamed Dahoud ka mbyllur sezonin.
Këtë lajm e konfirmon vetë trajneri Lucien Favre, që në konferencën përpara udhëtimit drejt Paderborn, ka konfirmuar dëmtimet.
Të dy lojtarët vuajnë një dëmtim në gju, ndërsa Haaland pritet të rikthehet ndeshjen e javës tjetër.
Dahoud ka mbyllur sezonin, megjithëse forma e tij erdhi në ngritje gjatë tre ndeshjeve që Bundesliga ka zhvilluar pas rikthimit.
Dortmund është shtatë pikë pas kryesuesve të Bayern, ndërsa nuk lejohet një hap fals në transfertën e Paderborn të të diel.