Triumfi i Drenicës dhe fitorja bindëse e 89-shit, kjo është renditja tabelore në Superligë

Drenica dhe Trepça ’89 kanë shënuar fitore të mëdha në xhiron e tetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqezinjtë” nga Skenderaj kanë triumfuar 2:1 ndaj Prishtinës me përmbysje në rezultat në stadiumin “Bajram Aliu”, shkruan Demokracia.com.

Me këtë fitore, Drenica ngritet në vendin e katërt me 11 pikë, aq sa ka edhe Prishtina një pozitë më lart.

Trepça ’89 në ndeshjen tjetër ka fituar bindshëm 3:0 kundër Dukagjinit që njëherit ia vazhdoi klinasve ecurinë negative në fazën e parë të kampionatit. 89-shi me këtë triumf zë vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Dukagjini është i fundit me vetëm dy pikë.

Ndërkohë, Drita vazhdon kryesimin në elitë me 17 pikë, tri më shumë se Gjilani që ndodhet në pozitën e dytë.


Të hënën (nesër) zhvillohet dueli përmbyllës i kësaj xhiroje mes Ferizajt dhe Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *