Në këto ditë kemi folur shumë për shkarkimin e Maurizio Sarrit dhe ardhjen e Andrea Pirlos në pankinën e Juventusit.
Por, një gjë mbetet akoma e panjohur: si e mori vesh Sarri vendimin e presidentit Agnelli për t’u shkarkuar.
Për të hedhur dritë mbi këtë situatë mendon “Il Mattino”, e cila zbulon reagimin e Maurizio Sarrit pasi kishte mësuar se presidenti bardhezi e kishte marrë vendimin për largimin e tij.
Disa nga lojtarët e Napolit, me të cilët në fshehtësi të madhe vazhdoi të kishte marrëdhënie, i shkruan në mëngjes për t’i dhënë kurajo. Ishin mesazhe me tekst, sepse Maurizio Sarri lexon vetëm ato. Ai nuk iu përgjigj askujt. Kur shkoi për të fjetur (për të thënë kështu, sepse kaloi një natë pa fjetur), ai kishte lënë takim me Andrea Agnelli, në 10:30. Djemtë në stafin e tij kishin kuptuar gjithçka.
Dhe kështu, me një fytyrë të trishtuar, Sarri, menjëherë pasi mori letrën e pushimit nga puna, donte ta komunikonte vendimin drejtpërdrejt me grupin e tij të besnikëve në stafin teknik. “Ata thonë se shkëndija nuk ka ndodhur midis nesh dhe ekipit”, – ishin fjalët e shkurtëra, që fshihnin pas grimasën e zhgënjimit.
Tani Sarri ka edhe një vit në kontratën e tij me Juventusin dhe pret të kuptojë të ardhmen e tij. A do të kthehet përsëri në stol, apo si Allegri do të kalojë një vit pushim dhe reflektim…; kjo mbetet të shihet në vazhdim.