Pas deklaratës së Shelly Finkel, menaxheri i boksierit amerikan Deontay Wilder se triologjia ndaj britanikut Tyson Fury do të zhvillohet vitin tjetër, ka ardhur reagimi i Bob Arum, menaxheri i kampionit të botës.
Ai ka mohuar kategorikisht se kjo përballje e tretë mes dy boksierëve do të zhvillohet në të ardhmen.
Arum, i ka tundur në fytyrë kontratën Finkel, duke i thënë se tashmë afatet për triologjinë kanë përfunduar.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët e Finkel për duelin e tretë mes Wilder e Fury. Nuk e kuptoj se për çfarë flet. Avokatët tanë kanë lexuar kontratën dhe aty çdo gjë është e qartë”, tha Arum.
“Me sa duket ata nuk e kanë lexuar ende kontratën dhe Finkel po fshihet pas shkurres pas këtij gabimi. Triologjia kishte një afat dhe ajo ka skaduar, tashmë Fury mund të përballet ndaj kujt të dojë”, tha Arum. Fury pritet të duelojë në Britaninë e Madhe më 5 dhjetor ndaj Carlos Takam ose Agit Kabayel.