Trilogjia e legjendave, Holyfield paralajmëron Tysonin

Evander Holyfield e ka paralajmëruar Mike Tysonin se është i gatshëm për trilogjinë që do ta zhvillojnë në këtë vit.

Bisedimet tashmë janë konfirmuar mes të dyja palëve, derisa mungon vetëm një datë për ta konfirmuar përballjen e tretë mes tyre ndër vite.

Pas rreth 24 vitesh, dy legjendat e boksit do të takohen sërish në ring, por tani do të jetë më ndryshe.

Iron Mike së fundmi u përball me Roy Jones Jr në meçin bamirës, derisa tani edhe Holyfield dëshiron të rikthehet në ring dhe ka paralajmëruar kundërshtarin që ia kafshoi veshin shumë vite më parë.

“Njerëzit bëjnë atë që zgjedhin të bëjnë dhe për çfarëdo arsye që kanë, ata e bëjnë atë”, ka thënë Evander.

“Nëse është menduar të ndodhë diçka, ajo do të ndodhë”.

“Ajo që mund t’u them është se ekipi im po flet me menaxhmentin e Mike, kështu që unë jam duke pritur për një vendim. Ata po komunikojnë tani”.

“Unë jam akoma duke u stërvitur për këtë, e di se do të ndodhë një ditë kjo marrëveshje dhe unë jam gati për të. Unë jam duke bërë mirë”, ka shtuar më tej Holyfield

Holyfield dhe Tyson do të dhurojnë të ardhura nga lufta për bamirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *