Tri skuadrat e mëdha evropiane që ende nuk dinë për humbje në kampionatet elitare evropiane

Megjithëse tashmë janë zhvilluar mbi 10 xhiro në secilën prej kampionateve elitare evropiane, ka ende skuadra që edhe më tutje nuk e kanë shijuar asnjë humbje.

Në fakt, janë tri skuadra të mëdha evropiane, Real Madridi në Spanjë, Paris-Saint-Germain në Francë dhe Napoli në Itali që ende nuk kanë pësuar asnjë disfatë.

Real Madridi i drejtuar nga Carlo Ancelotti, pas 11 xhirove, ka 10 fitore, një barazi dhe asnjë humbje. Si rrjedhojë, gjiganti spanjoll e kryeson tabelën e La Ligas me 31 pikë, katër më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Në Itali, Serie-A kryesohet nga Napoli me 29 pikë pas 11 ndeshjeve me 9 fitore, dy barazime dhe asnjë humbje.

Skuadra tjetër e pamposhtur është Paris-Saint-Germain që ka 10 fitore, dy barazime dhe asnjë humbje pas 12 ndeshjeve. Kjo skuadër e kryeson ligën franceze me 32 pikë, pesë më shumë se skuadra e Lensit që mban pozitën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *