Tri ndeshje interesante zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni i Kosovës, Ballkani i shkon në udhëtim Feronikelit 74. Skuadra suharekase është e pamposhtur deri më tani dhe synon që këtë arritje ta vazhdon edhe më tutje.
Dukagjini i bën konak Llapit në Klinë. Ndërsa Drita e pret Lirinë.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen duke filluar nga ora 13:00.
Përndryshe, gjatë së shtunës u zhvilluan dy ndeshje, Prishtina triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, teksa Fushë Kosova barazoi me Malishevën pa gola.