Tri ndeshje interesante në Superligë sot, vëmendja në kryeqytet

Me 5 e 6 nëntor, në program është xhiroja e 15-të e Superligës në futboll.

Kjo javë sjellë dy super ndeshje. Të shtunën, Prishtina në shtëpi takohet me Gjilanin. Të dy ekipet kanë nga 22 pikë, në vendet 3 e 4, por kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Pas disa rezultateve të dobëta, gjilanasit u kthyen te fitorja javën e kaluar ndaj Dukagjinit, kurse bardh e kaltrit në katër xhirot e fundit kanë tri fitore e një barazim. Ndeshja e parë mes tyre kishte përfunduar 1:1.

Të shtunën, zhvillohen edhe dy takime. Trepça’89 e pret Drenicën, kurse Dukagjini-Malishevën.

89-shi hynë në këtë përballje pas një pike të marrë në mesjavë ndaj Prishtinës në kryeqytet, kurse ekipi nga Skenderaj ka dy barazime radhazi.

Drenica është në mesin e tabelës me 17 pikë, pesë më shumë se Trepça e parafundit.

Malisheva që është e shtata i shkon Dukagjinit të tetit. Dallimi mes tyre është tre pikë. Javën e kaluar, malishevasit deklasuan Trepçën’89, kurse Drenica luajti baras me Ferizajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *