Pas tri golave në debutim, Rey Manaj tani e sheh të ardhmen ndryshe!
Sulmuesi shqiptar ishte afër huazimit te portugezët e Famalicao pak ditë më parë, por në garë është futur edhe Sassuolo sipas Sport.es.
Klubi italian e pëlqen shumë 24-vjeçarin lushnjar.
Sassuolo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të nëse largohet nga Spanja, por dëshira e madhe është të qëndrojë tek ekipi i Roland Koeman.
Shanset ekzistojnë, madje janë shtuar pas paraqitjes fantastike në ditën e djeshme. Antoine Griezmann dhe Martin Braithwaite ndodhen në merkato.
Largimet e sulmuesve francezë dhe danezë do të rrisin mundësitë që Manaj, i cili ka edhe dy vite kontratë me Barcelonën, të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ardhshëm.