Trepça ’89 reagon pas humbjes nga Drenica: Referimi ishte skandaloz, MARRE

KF Trepça ’89 ka reaguar pas humbjes së pësuar sot nga Drenica në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë drenicas iu kthyen fitores pas tri barazimeve radhazi dhe kjo ishte ndeshje e parë dhe tri pikët e para të trajnerit të ri Sami Sermaxhaj.

Mysafirët nga Mitrovica kanë reaguar pas ndeshjes, duke e cilësuar referimin në këtë ndeshje si skandaloz.

Reagimi i plotë i klubit KF Trepça ’89.

“Referimi skandalozë në Skenderaj.

Kryesori Kosumi me asistentët Sekiraqa dhe Zeqiri me mision të caktuar për të dëmtuar Trepçën’89.

Ja edhe fotot ku shihet qartë se golat e shënuar janë në mënyrë të parregullt.

Deri kur kështu le të jep spjegim referi kryesor sëbashku me asistentët e tij dhe ata të cilët e ngarkojnë me mision të caktuar.

Gjithashtu platforma Artmotion nuk lejon pas ndeshjës skandaloze të jepën intervistat e trejnerëve e çuditshme, kur ka ndodhur kjo?

Ndeshje me mision të caktuar nga krerët e federatës për gjygjtarët e ndeshjës.

M A R R E”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *