“Trepça ‘89 – Llapi dhe disa ndeshje tjera po hetohen për kurdisje“

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, ka konfirmuar hetimet për kurdisjen e ndeshjes Trepça ‘89 – Llapi.

Alaj ka theksuar në RTK që janë në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe po e hetojnë këtë ndeshje, përcjellë Gazeta Olle.

“Ka pasur elemente që e bëjnë të dyshimtë këtë ndeshje dhe ne jemi duke e hetuar”, deklaroi Alaj.

“Përpos këtij takimi, janë të dyshimta edhe disa ndeshje tjera”, shtoi ai.

Ndryshe, për takimin në fjalë ka pasur shumë reagime nga opinioni sportiv në vend.

Në fakt, rezultati 5:4 dhe reagimet teatrale të lojtarëve në fushë, s’te lënë hapësirë të mendosh ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *