Trepça `89 befason Llapin i merr një pikë, Drita mposht Dukagjinin

Kanë përfunduar ndeshjet e Superligës së Kosovës.

2:2 përfundoi ndeshja në mes Llapit dhe Trepça `89, kurse edhe Drita mposhti 1:0 Dukagjinin.

Golin për llapjanët e shënoi Maliqi në minutën e 27`, kështu duke i dhuruar epërsinë ekipit të Podujevës.

Përveç golit vendasit kishin edhe raste të tjera, por nuk ishin konkret.

Në pjesën e dytë Trepça `89 u këndellen dhe shënuan dy gola të shpejt me anë të Albion Pllanas.

Por, vendasit arritën të barazojnë rezultatin, pas golit të Rexhas në minutën e 89`.

Takimi tjetër në mes Dritës dhe Dukagjinit u mbyll me fitore të gjilanasve.

Gjatë pjesës së parë ishin ekipi nga Gjilani që dominuan dhe shënuan me anë të Simonovskit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Raste të tjera kishin Drita, por portën nuk e tundën më.

Në pjesën e dytë gjilanasit arritën të marrin epërsinë, pas golit nga Marko Simonovski që shënoi në minutën e 60`.

Me këtë barazim Llapi shkon në kuotën e katër pikëve, Trepça `89 dhe Drita në katër gjithashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *